Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës, nuk i rezistoi skuadrës së njohur holandeze AZ Alkmaar, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fitore e madhe për AZ Alkmaarin dhe i shton gjasat të kualifikohet direkt në të tetën e finales së Conference League.
“AZ Alkmaar heq qafesh mallkimin pas fitores ndaj Dritës”, shkruan mes të tjera mediumi holandez “De Telegraaf”.
“Kur futbollisti i jashtëzakonshëm Kees Smit, kapiteni Sven Mijnans dhe anësori danez Isak Jensen janë në formë të mirë, shumica e ekipeve të Conferences Leagues thjesht mund të mbledhin plaçkat dhe të ikin.
Kjo doli si në rastin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, ku AZ shkatërroi FC Dritën dhe mallkimin tinëzar ballkanik: 0:3”, shkruan më tej.
Mediumi holandez ka befasuar për Kosovën, duke e cilësuar kësisoj fushën dhe përmendi dy emra të mëdhenj të patinazhit botëror.
“Fitorja jashtë fushe ndaj FC Dritës, e renditur më lart, ishte më se e vlefshme gjithashtu. Ndoshta një fitore në shtëpi ndaj ekipit polak
Jagiellonia Bialystok mund të ofronte edhe më shumë AZ në një biletë direkte për në të tetën e finales.
Golat e Mijnans, Jensen dhe Ibrahim Sadiq ishin mbresëlënës.
Ashtu si loja në fushë e AZ, e cila lëvizi në fushën lëmuar në Kosovë si patinatorët e famshëm artistikë Jayne Tovill dhe Christopher Dean në kulmin e tyre.
Sulmet e skuadrës nga Holanda e Veriut shpesh ishin të mrekullueshme.
Është e qartë se AZ lufton kundër skuadrave të jashtëzakonshme të Ballkanit”, shkruan media holandeze.