Flicku e sfidon yllin e Barcelonës

- Bota Sot

Flicku e sfidon yllin e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka sfiduar Frenkie de Jongun që të rikthehet në formacionin titullar, me Eric Garcia që ka luajtur aty kohët e fundit.

Holandezi ka qenë një titullar i përhershëm në mesfushën e Flick kur është i gatshëm, por paraqitjet e Garcias javët e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse statusi i tij si titullar mund të ndryshojë.

De Jongu mungoi dy ndeshje për shkak të një sëmundjeje gjatë dy javëve të fundit, por megjithëse është rikthyer në formë, ai ende nuk është kthyer në formacionin titullar.

“Tani për tani, me Ericun si mesfushor qendror, ekipi ka funksionuar shumë mirë.

Dua ta mbaj këtë stabilitet, megjithëse nuk jam i sigurt. Është e rëndësishme që ata të rikuperohen mirë dhe do të vendosim nesër.

Mund të ndodhë që Eric të luajë si numri 6”, tha ai.

Këtë javë Eric Garcia nënshkroi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2031 dhe ka qenë ndoshta lojtari më konstant i Barcelonës këtë sezon.

“Ai ka shumë cilësi në çdo pozicion. Kur ke një lojtar si ai, mund ta vendosësh në pozicione të ndryshme.

Kjo na jep stabilitet si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Është mirë ta kemi, dhe ai mund të luajë edhe si mesfushor mbrojtës”, shtoi ai.

I pyetur rreth mungesës së minutave për de Jongun, Flicku theksoi se i takon holandezit ta fitojë vendin e tij përsëri.

“Duhet të fokusohemi në të tashmen. Ne kemi luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit me Cubarsin, Ericun, Ferranin… Frenkie ishte i sëmurë këto dy ditë, dhe për këtë arsye. De Jong duhet të përmirësohet pas këtyre ditëve pushim, dhe kjo është normale. E rëndësishme është të vendosim në fushë 11-shen më të mirë”, vazhdoi ai.

Flick u pyet gjithashtu në çfarë mase përmirësimet e Barcelonës lidhen me rikthimin e lojtarëve të lënduar dhe rritjen e konkurrencës në ekip.

“Si skuadër, si Barça, në këtë nivel kaq të lartë, është gjithmonë e rëndësishme të kesh një ekip të plotë. Jam i kënaqur me të gjitha pozicionet.

Të kesh konkurrencë mes lojtarëve i bën ata më të mirë, sepse duhet të luajnë gjithmonë në maksimum. Ajo që kam parë në javët e fundit është e jashtëzakonshme, si nga Ferrani ashtu edhe nga Lewandowski.

Dua t’i shoh të gjithë në nivelin e tyre. Niveli i stërvitjes tani është shumë më i lartë. Duhet të stërvitemi në këtë nivel; ne jemi Barça”, përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot