U godit nga forcat ruse/ Përfshihet nga flakët anija tregtare në Portin e Odesës

- Bota Sot

U godit nga forcat ruse/ Përfshihet nga flakët anija tregtare në Portin e Odesës

Një anije tregtare mallrash është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në portin e Odessa Në Ukrainë. Sipas mediave ndërkombëtare, anija është përfshirë nga flakët pas një sulmi rus. Forcat ajrore ukrainase, raportuan sulme me raketa e dronë në zonë.

Anija në momentin e sulmit ndodhej në Portin e Chernomorsk, një nga tre portet kryesore në rajonin e Odessa në Detin e Zi.

Rusia javën e kaluar kërcënoi se do t’i “ndërpresë Ukrainës aksesin në det” në shenjë hakmarrjeje për sulmet me dronë ukrainase.



Lexoni të gjitha në Bota Sot