Besa Famgas e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të premten mbrëma në kryeqytet, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 38:31. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së pestë të kampionatit të Kosovës. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Besës.
Jon Vokshi udhëhoqi fitoren e Besa Famgasit me dhjetë gola. Ahmed Zayan Amr Ali i shtoi tetë gola, Elion Vokshi shtatë e Deniz Terziqi gjashtë.
Po me dhjetë gola, më efikasi te Prishtina ishte Albi Gjuka. Altin Cacaj i realizoi tetë e Enis Kuleta shtatë.
Besa tani i ka 18 pikë nga 11 ndeshje. E mban vendin e tretë. Prishtina mbetet e parafundit me gjashtë pikë.