Ronald Araujo është rikthyer te Barcelona pas një udhëtimi të shkurtër personal në Izrael, i lejuar nga klubi për t’i dhënë mbrojtësit uruguaian mundësinë të rikuperojë qetësinë emocionale pas një ngjarjeje të fundit shqetësuese.
Qendërmbrojtësi, i njohur për besimin e tij të thellë fetar, vizitoi vende shpirtërore dhe kulturore në Tel Aviv për të kërkuar qetësi dhe reflektim.
Trajneri Hansi Flick dhe klubi miratuan menjëherë këtë pushim, duke e konsideruar çështjen si private dhe duke theksuar mbështetjen ndaj lojtarit. Agjentët e Araujo-s takuan javën e kaluar drejtorin sportiv Deco për të kërkuar këtë pishim, duke shpjeguar nevojën për rikuperim mendor.
Klubi ka shprehur mirëkuptim të plotë dhe besim te përkushtimi profesional i Araujo-s, duke i dhënë kohën që i nevojitet para se të rikthehet në detyrat e përditshme. Megjithatë, uruguajani nuk pritet të rikthehet në stërvitje së shpejti.