Lecce regjistron fitoren e katërt në kampionat

- Bota Sot

Lecce regjistron fitoren e katërt në kampionat

Lecce e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, triumfoi me rezultatin 1:0 ndaj Pizës, në duelin e vlefshëm për javën e 15-të të Serisë A.

Goli i Stuliç në minutën e 72-të, i dhuroi triumfin e katërt skuadrës së Eusebio Di Françeskos.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, të dy e nisën titullarë, ndërkohë që në minutën e 11-të, Berisha pësoi një dëmtim të dhimbshëm, duke lënë fushën me barrelë.

Ndërkohë në krahun tjetër Ylber Ramadani, zhvilloi një paraqitje fantastike, teksa ishte një nga më të mirët në fushë. Ai u vlerësua me notën 7.1 nga “Soca Score”, duke fituar plot 8 duele ndaj kundërshtarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot