Mohamed Salah është rikthyer në përbërjen e Liverpool për ndeshjen e Premier League ndaj Brighton të shtunën, raporton The Athletic.
Ky vendim vjen pas bisedimeve pozitive mes lojtarit dhe trajnerit Arne Slot të premten.
Megjithatë, sipas The Times, çështjet që qëndrojnë pas deklaratave të forta të Salah gjatë javës së kaluar ende nuk janë zgjidhur plotësisht dhe do të trajtohen pas kthimit të sulmuesit 33-vjeçar nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Bisedimet e fundit rezultuan pozitive, duke bërë që Salah të jetë i gatshëm dhe në dispozicion për përballjen. ndaj Brighton-in.