Julian Alvarez flet për interesimin e Barcelonës

- Bota Sot

Julian Alvarez flet për interesimin e Barcelonës

Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për futbollistin e Atletiko Madridit, Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas i është përgjigjur këtyre raportimeve të dala nga mediat spanjolle.

Ai tha se është i përqendruar në këtë sezon dhe përpiqet të qëndroj larg thashethemeve.

“Unë mendoj se ajo që thuhet atje është më shumë se ajo që ndodh në realitet. Jam shumë i përqendruar në këtë sezon, dhe në atë që na pret me Atlético Madrid.

Pra asgjë, përpiqem të qëndroj larg gjithë kësaj.”, ka deklaruar Alvarez.

25-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me Atletiko Madridin, duke shënuar 11 gola dhe 4 asistime.

Mbetet të shihet a do të vazhdoj ky interesim i Barcelonës për Alvarez, por nuk do ta ketë edhe të lehtë, pasi ai ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030.



Lexoni të gjitha në Bota Sot