Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po përballet me një problem muskulor, dhe lajmet nga Skocia nuk janë shumë inkurajuese.
Trajneri i Rangers, Dani Rohl, ka dhënë detaje mbi gjendjen e mesfushorit, duke lënë të kuptohet se dëmtimi mund të jetë më serioz se sa ishte parashikuar në fillim.
“Ndoshta nuk është diçka shumë serioze, por për momentin duket më e rëndë se sa prisnim,” deklaroi Rohl.
Vizitat mjekësore kanë konfirmuar vetëm problemin muskulor, por klubi nuk ka dhënë ende një datë të saktë rikthimi.
Mbetet për t’u parë sa gjatë do të mungojë Bajrami, i cili sapo kishte fituar vendin e titullarit në formacionin e Rejnxhërs.
Pushimi vjen në një moment të papërshtatshëm, duke ndikuar në ritmin e ekipit dhe zhvillimet e sezonit.
Situata do të monitorohet nga stafi mjekësor, ndërsa tifozët mbeten në pritje të lajmeve më të sakta mbi shërimin e lojtarit.