Nuk ka preferencë

- Bota Sot

Nuk ka preferencë

Lautaro Martinez, mes kampionatit dhe Champions League, nuk ka preferencë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Interit deklaroi:

“Nuk zgjedh.

Dua të shkoj deri në fund të të gjitha kompeticioneve, ashtu si kemi bërë vitet e fundit. Jemi pjesë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm që ka rikthyer trofe dhe gëzim tek Interi

. Nuk është e zakonshme të luash dy finale Champions-i në tri vite”

. Në garën e titullit të Serie A, ai përmend edhe Romën: “Ka një trajner që më pëlqen shumë”.

Hidhërimi për finalen e Mynihut ka kaluar:

“Po, humbjet, edhe pse dëmtojnë shumë, të bëjnë të rritesh. Mërzitem shumë kur humbas, por duhet të marrim parasysh edhe aftësinë e kundërshtarit.

Megjithatë, kemi rifilluar. Disa rezultate ndoshta nuk kanë qenë pozitive, por duhet pak kohë.

Kemi një trajner të ri, Cristian Chivu, që na jep shumë energji. Nga jashtë mund të mos duket, por ne po rritemi çdo ditë”.

Në fund, për lidhjen me ngjyrat zikaltër dhe dëshirën e qëndrimit në Milano: “Sigurisht, unë dhe familja ime ndihemi shumë mirë këtu.

E kemi rrënjosur jetën në Milano. Sapo kam firmosur kontratën e re, ndaj nuk kam asnjë arsye të vetme për t’u larguar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot