Dukagjini, në “pole position” për të marrë përkohësisht kreun e Superligës

- Bota Sot

Dukagjini, në “pole position” për të marrë përkohësisht kreun e Superligës

Skuadrat e Albi Mall Superligës do të provojnë forcat këtë fundjavë, ku na presin përballje shumë interesante.

Të shtunën janë në program dy takime, të dyja me fillim nga ora 13:00. Prishtina e Re do të përballet me Dukagjinin, ndërsa në të njëjtën orë Drenica do të luajë ndaj Ferizajt.

Në rast të fitores së Dukagjinit, skuadra do të dalë në krye të tabelës me 30 pikë, 1 më shumë se Ballkani që aktualisht ka këtë pozitë.

Ndërsa të dielën na pret derbi më i zjarrtë lokal i futbollit kosovar, ai mes Dritës dhe Gjilanit.

Kjo sfidë do të transmetohet në Sport 2, ndërsa në po të njëjtën orë luajnë edhe dyshja Ballkani-Prishtina, që luftojnë për kreun e tabelës. 

Skuadra nga kryeqyteti e nisi mirë sezonin, por që tani ka 5 ndeshje radhazi pa fitore (3 humbje e dy barazime).

Takimi i fundit i kësaj xhiroje është ai mes Llapit dhe Malishevës, po nga ora 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot