Gabriel Jesus lidhet me një kalim te Milani

- Bota Sot

Gabriel Jesus lidhet me një kalim te Milani

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Milani është ndër klubet e interesuara për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus, i cili do të kërkojë më shumë minuta loje në pjesën e dytë të sezonit.

Gabriel Jesus është sulmuesi më i fundit që lidhet me një transferim te Milani gjatë merkatos së janarit.

“Rossonerët” do të kërkojnë një sulmues qendre muajin e ardhshëm, dhe mediat italiane kanë përmendur tashmë disa objektiva për klubin, përfshirë Joshua Zirkzee nga Manchester United, Niclas Füllkrug nga West Ham dhe Andrea Pinamonti nga Sassuolo.

Sipas “Corriere dello Sport”, pronarët e Milanit nuk janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh për një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit, por largimet e mundshme të Santiago Gimenez dhe Ruben Loftus-Cheek mund të ndihmojnë “Rossonerët” të financojnë blerjen e një sulmuesi të ri.

“Football Italia”, megjithatë, raporton se Gimenez nuk po konsideron të largohet nga klubi gjatë merkatos së dimrit, të paktën për momentin.

Nëse situata ndryshon, Gabriel Jesus do të ishte një nga objektivat e Milanit, sipas “Corriere dello Sport”.

28-vjeçari është rikthyer së fundmi nga një dëmtim dhe dëshiron të luajë rregullisht në pjesën e dytë të sezonit, diçka që mund të mos i sigurohet tek Arsenali, duke pasur parasysh opsionet e Mikel Artetës në sulm.

Sipas raportimit, Gabriel Jesus dëshiron të ketë shansin të rikthehet te kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës 2026, ndaj do të kërkojë më shumë minuta loje muajin e ardhshëm.

28-vjeçari do të fitonte pak më shumë se 3 milionë euro nga janari deri në fund të sezonit. Kontrata e brazilianit në “Emirates Stadium” skadon në qershor të vitit 2027.



Lexoni të gjitha në Bota Sot