Shumica prej kampionateve të Europës po shkon drejt mbylljes së pjesës së parë të sezonit.
Çfarë dallon deri tani është surpriza, për tetë klube që luajnë në elitë dhe akoma nuk gëzojnë fitoren e parë.
Në krye të listës ndodhet një klub shqiptar. Shkupi numëron vetëm një barazim në 16 ndeshje duke u vendosur në fundin e renditjes. Klubi nuk jep asnjë shpresë për mbijetesën.
Emra surprizë ka po ashtu, pasi Ullvërhempton dhe Fiorentina akoma presin të regjistrojnë fitoren e parë. Dy emra respektivisht nga Premier Ligë dhe Seria A.
Lista plotësohet me Ararat Jerevan, AFS, Paralimni, San Marino Akademi dhe Esperança. Të gjithë klubet në fjalë kanë 10 ndeshje apo më tepër të luajtura.