Sedloski në pole pozicion për seleksionues të Maqedonisë

- Bota Sot

Sedloski në pole pozicion për seleksionues të Maqedonisë

Trajneri aktual i Vardarit të Shkupit, Goce Sedloski, është në pole-pozicion për tu bërë seleksionues i ri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll.

Në garë për postin e trajnerit ishin edhe Igor Angelovski, ish-seleksionues, dhe kroati, Slaven Biliq, por sipas burimeve të Open-TV, Sedloski pritet të emërohet trajner i ri.

Sedloski ka qenë reprezentues dhe kapiten i Maqedonisë për disa vite.

Ai vjen në vend të Blagoja Milevskit, i cili ishte në këtë pozicion që nga viti 2021.

Komisioni për përzgjedhjen e trajnerit të ri të ekipit nacional të Maqedonisë, i përbërë nga Masar Omeragic – President i FFM-së, Goran Pandev – Drejtor i Ekipave Kombëtare, Nikolce Noveski – Udhëheqës i Shërbimit të skautimit të FFM-së, Agim Ibraimi – Anëtar i KD të FFM-së dhe Marjan Stojkovski – Zëvendëspresident i FFM-së (i pranishëm online), zhvilloi dje një takim pune për të analizuar situatën aktuale në ekipin nacional, nevojat për ciklin e ardhshëm kualifikues dhe profilin e një trajneri që është i nevojshëm për të rritur konkurrueshmërinë dhe organizimin e ekipit më të mirë të reprezentacionit të Maqedonisë.

Dhe, vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e saj më 25 dhjetor.

Reprezentacionin e Maqedonisë më 26 mars 2026 e pret Play-Off-i për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 me Danimarkën në Kopenhagë, ndërsa me fitore eventuale do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Republika e Irlandës-Çekia. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot