Vllaznisë i mungon fitorja prej katër javësh

- Bota Sot

Vllaznisë i mungon fitorja prej katër javësh

Në vigjilje të ndeshjes me Bylisin, në kampin shkodran doli në konferencën e ditës së sotme për shtyp Vioresin Sinani. Drejtori sportiv komentoi përballjen e radhës të kuqebluve, të cilët do të ndeshen me Bylisin.

Në fjalën e tij Sinani la të kuptohej se mungesa e fitores në katër takime radhazi sa vjen dhe shtohet në kampin shkodran.

Ai pranoi se dueli me Bylisin në “Loro Boriçi” do të ishte një shans i mirë për të besuarit e Edi Martinit për të kthyer inertësinë.

“Atmosfera është normale, e mirë, besoj shumë që kthehemi te fitorja.

Jam i bindur që djemtë dhe të gjithë bashkë, stafi, do japim maksimumin dhe Vllaznia do rikthehet te 3 pikët.

Jemi në pozicion që edhe lojtarët që kanë pasur probleme po kthehen.

Me ekip të plotë besoj që gjërat gjithmonë do bëhen edhe më të lehta”, e nisi fjalën e tij drejtori sportiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot