Futbollisti i Kombëtares nuk “fal” portierin kundërshtar

- Bota Sot

Futbollisti i Kombëtares nuk “fal” portierin kundërshtar

Një tjettër futbollist i Kombëtares është protagonist në Turqi. Këtë herë bëhet fjalë për Qazim Laçin.

Mesfushori kuqezi ka gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës në sfidën që Rizespor po fiton 1-0 ndaj Eyupspor. Përballje kjo e vlefshme për javën e 16-të në Superligën turke.

Në minutqn e 45+2, Laçi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, i cili kështu dërgoi topin në fundin e rrjetës për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Një gol që padiskutim ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit, të cilët duartrokitën për shqiptarin.

Kujtojmë se ky është goli i dytë  për 29-vjeçarin në këtë sezon, teksa në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ka dhuruar edhe 3 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot