Gjoni, talent premtues që rritet te moshat e FC Shkupit

- Bota Sot

Gjoni, talent premtues që rritet te moshat e FC Shkupit

Sulmuesi i ri Ilir Gjoni, nga fshati Saraj i Shkupit, po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij në ekipin U17 të FC Shkupit. I lindur në vitin 2009,

Gjoni është pjesë e gjeneratës që po udhëhiqet nga trajneri Sedat Berisha dhe ka pasur një gjysmësezon shumë pozitiv.

Me 6 gola të shënuar, Gjoni është konfirmuar si një sulmues me instinkt, lëvizje të mira dhe potencial për t’u zhvilluar më tej.

Paraqitjet e tij tregojnë hapësirë të madhe për përmirësim dhe rritje, duke e projektuar si një emër interesant për të ardhmen.

Edhe trajneri Berisha ka fjalë të mira për sulmuesin e ri, duke theksuar se talenti dhe performancat janë të dukshme, por se vetëm puna e vazhdueshme dhe përkushtimi mund ta çojnë atë në nivel më të lartë.

Ilir Gjoni është një nga talentët që paralajmëron një të ardhme premtuese dhe një emër për t’u ndjekur nga afër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot