Dueli me Partizanin, mesazhi i trajnerit Moriero: Nuk ka më justifikime

- Bota Sot

Dueli me Partizanin, mesazhi i trajnerit Moriero: Nuk ka më justifikime

Trajneri italian i Flamurtari ka folur qartë dhe drejtpërdrejt me skuadrën para ndeshjes.

Sipas burimeve konfidenciale pranë ekipit thuhet se Françesko Moriero u ka kërkuar lojtarëve me tone të ashpra që një tjetër dështim nuk mund të përtypet lehtë.

Ai kërkon reagim të menjëhershëm, saktësi taktike dhe mbi të gjitha, karakter.

“Duhet të jemi të zgjuar, agresivë dhe të mos humbasim topa të panevojshëm.

Na duhet qartësi dhe personalitet. Ky është momenti ynë për të treguar kush jemi.

Kujdes, të mos i lëmë shkas kundërshtarit të na lexojë lojën”, mësohet se është shprehur italiani.

Flamurtari zbret sot në fushë për më shumë sesa tri pikë. Kërkohet reagim, personalitet dhe rikthim i identitetit të skuadrës.

Për kuqezinjtë, kjo ndeshje nuk është thjesht një sfidë kampionati është testi i vërtetë i karakterit dhe vazhdimësisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot