Koke e Griezmann shënojnë për fitoren e Atleticos

- Bota Sot

Koke e Griezmann shënojnë për fitoren e Atleticos

Atletico e Madridit me mund të madh rrëmbeu tre pikë në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit spanjoll.

Koke e Griezmann shënojnë për fitoren e Atleticos me rezultat 2:1 ndaj Valencisë.

Mysafirët u përpoqën, por nuk arritën pikë në terrenin e nxehtë në Madrid.

Për Atleticon shënuan Koke (17) e Griemann (74) dhe për Valencinë Beltran (67).

Atletico është në vend të katërt me 34 pikë e Valencia në të 16-tin me 15 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot