Pogradeci fiton në shtëpi, Korabi befason Apoloninë

- Bota Sot

Pogradeci fiton në shtëpi, Korabi befason Apoloninë

Kanë përfunduar 5 ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë.

Kryendeshja e javës, sfida Laçi-Skënderbeu, përfundoi me rezultatin 2-1 për kurbinasit, që tashmë zvogëlojnë në 4 pikë diferencën me kreun (kujtojmë që korçarët kanë një ndeshje më pak).

Edhe Pogradeci bën detyrën përballë Kukësit të vendit të fundit, të cilin e mposht me rezultatin 2-0.

Liqenorët ngjiten në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë në klasifikim.

Surprizën e javës e bën Korabi, që fiton në Fier 3-0 përballë Apolonisë vendase. Burreli barazon në shtëpi 0-0 me Kastriotin, ndërsa në barazim 1-1 mbyllet takimi Iliria-Luftëtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot