Si e nxiti kaosin shfaqja 5-minutëshe e Lionel Messit në Indi

- Bota Sot

Si e nxiti kaosin shfaqja 5-minutëshe e Lionel Messit në Indi

Turi i Lionel Messit në Indi ka nisur me polemika dhe kaos. Ajo që pritej të ishte një moment spektakolar në Kalkutë u shndërrua në një ngjarje kaotike për shkak të qëndrimit të shkurtër të ‘yllit’ argjentinas në stadium.

Më shumë se 80 mijë tifozë kishin mbushur ‘Stadiumin Salt Lake’ për të parë Messin. Megjithatë, kampioni i botës me Argjentinën u shfaq vetëm për disa minuta, duke lënë stadiumin pas një kohe shumë të shkurtë, rreth pesë minuta sipas mediave lokale.

Fansat, të zhgënjyer nga koha e shkurtër dhe shuma e shpenzuar për biletat (rreth 12 mijë rupia, rreth 113 euro), reaguan në mënyrë të dhunshme duke hedhur karrige dhe shishe në drejtim të fushës. Një tifoz u shpreh: ‘Paguam 12 mijë rupia dhe pamë vetëm drejtues dhe aktorë pranë Messit. Pse na ftuan ne, atëherë?’

Reagimi zyrtar

Ministrja e Kalkutës, Mamata Banerjee, reagoi menjëherë, duke kërkuar falje dhe duke njoftuar hapjen e një hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ajo shkroi në rrjetin X: ‘Jam thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga menaxhimi i keq që u pa sot në stadiumin ‘Salt Lake’.’

Turneu i Messit në Indi përfshin gjithashtu ndalesa në qytetet e Hyderabad, Bombei dhe Nju Delhi, ku priten aktivitete dhe takime me tifozët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot