Trajneri i Liverpool, Arne Slot, e përshkroi si një “vendim të lehtë” përfshirjen e Mohamed Salah në skuadër për ndeshjen kundër Brighton, pas javës së tensionuar ku sulmuesi egjiptian kritikon klubin dhe trajnerin.
Salah hyri në minutën e 26-të pas dëmtimit të Joe Gomez dhe asistoi për golin vendimtar të Hugo Ekitike, duke ndihmuar Liverpool të fitonte 2:0.
Slot komentoi:
“Ai ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Topi i parë që mori pothuajse shërbeu për Mac Allister. Ai ishte i përfshirë vazhdimisht.
Të shohësh rikthimin e tij në këtë formë është kënaqësi, por jo surprizë. Vendimi për ta futur në skuadër ishte i lehtë.”
Megjithatë, afrimi i AFCON dhe dëmtimet e skuadrës do ta bëjnë më sfidues zgjedhjen e formacionit për ndeshjet e ardhshme. Salah tregoi se edhe pas polemikave, është një element kyç për Liverpool.