Bellaj ndjen keqardhje për humbjen

- Bota Sot

Bellaj ndjen keqardhje për humbjen

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj foli pas humbjes kundër Elbasanit.

“Sigurisht, kishim ndryshuar taktikën, përgëzoj djemtë për atë që dhanë, patëm 2 pyka lart, të kishim mundësinë ti mbanim lart kundërshtarët. Në të parën ishim më mirë, në të dytën hipi dhe Elbasani lart. Patëm raste,u treguam egoist në pasin e fundit, futbolli të dënon, një moment humbëm përqëndrimin dhe u dënuam, për këtë kam keqardhje.

Pjesën e parë ja dhash detyrat Vrapit, u keqkuptua me Kasallën dhe sigurisht duhet të mbronte, në pjesën e parë ishte mosmarrëveshje mes tyre dhe e korrigjuam.

Në të dytën e bëmë deri diku, nuk ishte sistem i pnuar mirë, nuk çaluam në mes, markimet na krijuan problem.

Nuk është se sjam i kënaqur nga vrapimi, loja, shpirti lojtarëve. Kur bën ndërrimet nuk janë njësoj si titullarët, nuk dhanë atë që prisja, sado nxjemjesh të bësh, sa më shumë ndërrime bën humbet ekulibrat, këtë sistem që e kishim për herë të parë, u ndëshkuam në fund.

Të ishim të fortë lart dhe të krijonim superioritet, kishim punuar këtë, ja arritëm.

Por nuk shënuam në pjesën e parë, ne nuk shikojmë kush është në vendin e parë punojmë për të gjitha skuadrat njësoj. Kjo na pengon se po penalizohemi për mungesë përqëndrimi në fund, loja mbaron kur bie bilbili.

Nuk ka rëndësi te goli, po të ishin më pranë, sado fat të kesh, nuk shkon goli në rrjetë, ai gol erdhi nga Zoti, e luajtëm u përpoqëm të fitonim dhe nuk ja dolëm. Po luajmë mirë, por në fund na duhet rezultati”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot