Barcelona me vështirësi ka arritur tre pikë në përballje me Osasunën.
Lideri i kampionatit spanjoll, Barcelona, ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Osasunës, në takimin e javës së 16-të.
Barcelona dominoi tërë takimin, por deri të goli erdhi më shumë vështirësi.
Në minutën e 70-të, Raphinha shënoi pas asistimit të futbollistit Pedri.
Në minutën e 86-të, Raphinha realizoi edhe golin tjetër, 2:0.
Barcelona kryeson me 43 pikë, ndërsa Osasuna renditet në pozitën e 16-të me 15 pikë.