Bërnli i Armando Brojës është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, teksa mbrëmjen e sotme u mposht me shifrat 2:3, në duelin ndaj Fulhem të vlefshëm për raundin e 16-të të Premier Ligës.
Interesant është fakti se ndeshja e fundit që Broja luante titullar në kampionat, daton më 7 maj 2022, asokohe ishin vitet e arta të sulmuesit shqiptar me fanellën e Sauthemton.
Për sa i përket duelit të sotëm, Broja regjistroi dy gjuajtje në kuadrat, por pa mundur të shkonte te goli.
Kjo ishte disfata e 12-të në 16 javë për ekipin e shqiptarit, që është katapultuar në vendin e parafundit me 10 pikë. 5 më pak se Notinghami i vendit të 17-të.