Shqiptari çon në këmbë italianët

- Bota Sot

Shqiptari çon në këmbë italianët

Sulmuesi shqiptar, Kristian Shpendi, vazhdon me formën e lartë të tij.

Shpendi është autor i golit të fitores së madhe të Cesena-s me rezultat 3:2 ndaj Mantova-s, në ndeshjen e javës së 16-të të Serie B.

Cesena ndali tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:2. 

Megjithatë vendasit këndellen dhe morën zemër pas golit të shqiptarit Shpendi.

Për Cesena-n shënuan Shpendi (42), Castellini (54 - autogol), Frabotta (78) dhe për mysafirët Ruocco  (17 - nga penalltia, Artioli (25).

Shpendi është i katërti me 6 gola, ka 4 më pak se Pohjanpalo i Palermos që kryeson listën e shënuesve.

Frosinone kryeson me 31 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Monza 31, Cesena 30, Venezia 29 dhe Mantova është në pozitën e 18-të me 14 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot