Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është lënduar në përballje me Cagliarin.
Gjimshiti u paraqit nga minuta e parë në petkun e Atalantës.
Megjithatë ai u detyrua ta lë fushën në Bergamo në minutën e 54-të pas një lëndimi.
Pritet të dihet saktë se cili është niveli i lëndimit të futbollistit shqiptar.