Atalanta bën detyrën ndaj Cagliarit

- Bota Sot

Atalanta bën detyrën ndaj Cagliarit

Atalanta ka fituar 2:1 ndaj Cagliari-t në Bergamo, për javën e 15-të në Serie A.

Bergamaskët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10-të me Gianluca Scamacca, i cili devijoi me finte drejt rrjetës topin e goditur nga Davide Zappacosta.

Pjesa e parë mbyllet 1:0 për vendasit.

Cagliari do të barazonte shifrat 1-1 në minutën e 75-të, pas një kombinimi fantastik mes Gianluca Gaetano dhe Sebastiano Esposito, ku mesfushori dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 82-të me Gianluca Scamacca, goli i pestë për të në këtë sezon në Serie A. 26-vjeçari tentoi të shënonte me rroveshatë herën e parë, por nuk ia doli. Megjithatë, ia doli më së miri të fuste topin në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në vendin e 11-të me 19 pikë, ende shumë larg zonës së Europës. Cagliari mbetet në vendin e 16-të me 14 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot