Trajneri i Barcelonës, Hansi Flcik, komentoi fitoren 2-0 të ndaj Osasunës, në një prononcim për mediat.
“Gjëja e rëndësishme ishin tre pikët. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe u mbrojtëm shumë mirë.
Mund të mos kemi pasur shumë raste të qarta, por morëm tre pikët.”
Epërsia ndaj Real Madridit, i cili përballet sot me Alaveshin, është rritur në shtatë pikë:
“Nuk po mendoj shumë për ekipet e tjera. Ne duam të shkojmë në Vijareal dhe të fitojmë.
Është mirë që rivalët tanë po e ndiejnë presionin, por nuk është në duart tona. Pas disa javësh vështirësish,” vazhdoi Flik, “jemi rikthyer. Me të gjithë lojtarët afër 100%, aftësia e ekipit është e dukshme”, përfundoi ai,