Deçiqi dhe Buduçnosti do të ndeshen sot në orën 14.00 në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 13-të të Kampionatin të Malit të Zi në futboll.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka përparësinë e fushës, por edhe traditën e rezultateve në viteve të fundit ndaj rivalit nga Podgorica.
Ndeshja luhet në stadiumin “Arena Besa” në Tuz.
Skuadra shqiptare synon ta thellojë më tej krizën e kampionit aktual, pasi mbeti pa një nga dy trofetë këtë sezon, sepse u eliminua në të tetën e finales së Kupës malazeze.
Me një fitore, skuadra shqiptare me trajner Nebojsha Jandriq do ta zvogëlonte diferencën në pesë pikë liderin Sutjeskën e Nikshiqit, ndërsa me një triumf, Buduçnosti do të barazohej në tabelë me rivalin e sotëm.
Deçiqi zë vendin e katërt me 28 pikë e Buduçnosti të shtatin me 25 sosh.