Kane në ndjekje të një tjetër rekordi

- Bota Sot

Kane në ndjekje të një tjetër rekordi

Ende nuk dihet nëse rekordet ndjekin Kane apo është lojtari që ndjek ato.

Deri më tani vetëm një gjë është e sigurt, bomberi anlgez është një garanci golash për Bayern-in.

Falë regjimit dhe disiplinës në jetën e tij private, bomberi anglez ka mundur që të kthehet në një fenomen në kampionatin gjerman edhe pse mbërriti në Mynih vetëm në moshën 30-vjeçare.

Deri më tani ai ka shënuar plot 79 gola në Bundesliga duke u bërë kështu sulmuesi i gjashtë më mirë i kampionatit për lojtarët, të cilët kanë kaluar të 30-at. Ai mban këtë vend me sasi të njëjtë golash sa edhe Anton “Toni” Polster.

Kane-t i mungojnë shumë pak gola për t’iu bashkuar pesë sulmuesve më të mirë të historisë së Bundesliga-s, të cilët kanë mundur që të festojnë edhe pasi kanë fikur 30 qirinjtë në tortë.

Vendi 5: Michael Preetz – 84 gola

Vendi 4: Claudio Pizarro – 94 gola

Vendi 3: Ulf Kirsten – 106 gola

Vendi 2: Manfred Burgsmüller – 117 gola

Vendi 1: Robert Leëandoëski – 132 gola



Lexoni të gjitha në Bota Sot