Drita dhe Gjilani, rivalët e përbetuar e të një qytetit, i ndanë pikët (1:1) në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pjesa e parë mbyllet pa gola, por jo edhe periudha e dytë.
Drita, kampion në fuqi, me këtë barazim ngec edhe më larg kreut të tabelës, ndërsa Gjilani gradualisht po e përforcon pozitën e gjashtë në klasifikim.
Arb Manaj realizoi në minutën e 75-të për 1:0 në favor të Dritës.
Pas katër minutave (79’) Armend Thaqi ka shënuar gol të bukur nga goditja e lirë, 1:1..
Drita renditet në vend të pestë me 25 pikë por ka një ndeshje më pak dhe Gjilani është në vend të gjashtë me 23 pikë.
Ballkani kryeson me 32 pikë të mbledhura.