Vllaznia dhe Bylisi shuajnë dilemat mes mungesave

- Bota Sot

Vllaznia dhe Bylisi shuajnë dilemat mes mungesave

Vllaznia dhe Bylisi do të masin forcat prej orës 16:30.

Ky takim është rezervuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në përballjen e fazës së parë ishte Vllaznia që ia doli në transfertë për 3 pikët. Tashmë synon sërish të njëjtën gjë për të dalë nga kriza.

Edi Martini ka zgjedhur mbrojtësin Çelikoviç, që të zëvendësojë Gjinin e pezulluar për shkak kartonën.

Trajneri Mirel Josa po ashtu ka shuar dilemat.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Pohls; Gurishta, Bajrami, Celikoviç, Jago, Krymi, Qato, Kallaku, Kastrati, Balaj, Mala

Trajner: Edi Martini

Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni



Lexoni të gjitha në Bota Sot