Trajneri Gugash Magani foli pas ndeshjes që Besa fitoi ndaj Lushnjës. Mjaftoi një gol nga penallti për të korrur 3 pikët e radhës.
“Në aspektin teknik dhe si rezultat përfundim, jam i kënaqur sepse fillimi i mirë është pozitiv për mua dhe skuadrën.
Dy skuadra që vinin nga fitore, e patëm parashikuar si përballje interesante dhe të fortë.
Dhe për shkak të afërsisë dhe shkollës së futbollit që kanë dy qytete, quhet derbi i Shqipërisë së mesme për Kategorinë e Parë. Skuadra me pak kujdes, duhet të ishim më racional.
Desh u ndëshkuam. E filluam shumë keq ndeshjen, në 10 minutat e parë ishim si të mpirë. Kërkuam në maksimum, pasi i shkurtër i sigurt. Terreni nuk ishte i mrië për të dyja skuadrat.
Mund ta ndëshkonim përsëri kundërshtarin. Dhe si lodhje e momentit se ishin dy kundërsulme. Pulsi i lojtarëve ishte i lartë, por edhe për shkak të asaj që ka lojtarë në Kategorinë e Parë dhe Superiore, që janë individualistë. Besa e Kavajës është një nga skuadrat më të paguara.
U kam thënë lojtarëve që objektivi është të marrim maksimumin e pikëve deri në fund, pastaj llogaritë bëhen vetë.
Mund të them që të jem i sinqertë nuk kam bërë ndonjë kushedi se çfarë. Duke pasur parasysh se Burreli kishte vendosje me 3, mundohemi të përshtatemi me atë skemë.
Në minutë 35 e ndryshova sistemin dhe mendoj se pjesa e dytë më e mirë për ne. Ndeshjen e sotme ne luajtëm me 4 të pastër mbrapa se kundërshtari luajti me dy në sulm, por ka edhe dy të tjerë në krahë.
Blloku i mesëm në këto fusha është shumë i mirë. Ne prisnim të gabonte kundërshtari dhe t’i kapnim në befasi, mendoj se funksionoi deri diku.
Tre janë shtyllat e trajnimit, psikologjike, fizike dhe taktike. Kjo pjesa psikologjike është determinante. Një skuadër nëse futet në fushë me besim, qetësi dhe siguri, që t’u punojë mendja para këmbëve, futesh gjithçka për gjithçka. Ka shumë momente jo te skuadra ime, që nuk janë vigjilentë nga minuta e parë deri kur bie bilbili. Këtu kemi punuar më shumë, të jemi të thjesht, të mos bëjmë aventura. Mësuesit tonë më parë kanë thënë që futbolli është shumë i thjesht, e vështirë të luash thjesht.
Nuk mund të bëj analizën e merkatos që ka bërë skuadra, mendoj se ka lojtarë që luajnë edhe në Superiore. E rëndësishme është mentaliteti i fituesit. Kjo është skuadër që ia njoh mentalitetin se hera e katërt që drejtoj. Mendoj se do punojmë në merkaton e janarit, por edhe me këto lojtarë që të bëjmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Dua të falenderoj shumë tifozerinë e Besës që më ka mikprit, por edhe atë lushnjare. Pa bërë hipokritin, kam shumë respekt”, u shpreh Magani.