Nottingham Forest ndali tre pikë të mëdha në përballje me Tottenhamin.
Skuadra e Nottingham triumfoi me rezultat 3:0 ndaj spursave, në takimin e javës së 16-të të Premier Leagues.
Futbollisti Hudson-Odoi (28 e 50) e Sangare (79’) shënuan për fitoren e vendasve.
Tottenham është në vend të 11-të me 22 pikë e Nottinhgam mban të 16-tin me 18 sosh.