Slaven Belupo shpartallohet si vendas në Koprivnica, duke pësuar humbje me rezultat 5:2 nga Dinamo, në takimin e javës së 17-të në Kampionatin e Kroacisë.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është në formën më të mirë, i cili u paraqit nga minuta e parë dhe asistoi në golin e pestë që e shënoi Beijo në minutën e 57-të.
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 64-të.
Leonard Zhuta u paraqit standard për Slaven Belupon.
Për Dinamon shënuan Zajc (5 e 45+1), Beijo (23 e 57), e Bennacer (35) dhe për vendasit Mitroviq (2) e Lepinjica (75’). Dinamo kryeson me 35 pikë, duke lënë pas Hajdukun me 34 e Slavenin me 25 sosh.