Portieri Faton Maloku, reprezentues i Kosovës, sot ka shënuar ndeshjen e 200 në fanellën e kampionit në fuqi të Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit.
Një rekord në nivelin e Kosovës për portierin Maloku.
“Portieri ynë Faton Maloku arrin shifrën e 200 ndeshjeve!
Një moment historik për portierin legjendar të FC Drita, Faton Maloku, i cili sot ka zhvilluar ndeshjen e tij të 200-të me fanellën e klubit tonë.
Urime Fatonit për këtë arritje të jashtëzakonshme!
Rrugëtimi i tij është frymëzim për të gjithë ne”, thuhet nga FC Drita.