Futbollisti Uran Bislimi ka shënuar në Kampionatin e Zvicrës.
Bislimi me Luganon e mposhtën me rezultat 4:2 ndaj Servettes, në takimin e javës së 17-të.
Papadopoulos (5e 52’), Grgiç (18 - nga penalltia), Bislimi (24) shënuan për Luganon dhe Douline (39) e Mraz (73’) për Servetten.
Bislimi dhe portieri Amir Shaipi u paraqitën standardë për Luganon.
Bislimi deri me tash ka shënuar dy gola në kampionatin zviceran.
Lugano zë vendin e gjashtë me 27 pikë e Servette në të nëntin me 19 sosh.