Baseli zhgënjeu në përballje me Lausannen, duke luajtur baras (0:0) në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran.
Lausanne importoi një pikë të madhe nga stadiumi “St. Jakob Park” në Basel.
Albian Ajeti u paraqit nga minuta e parë e u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të.
Mysafirët mbeten pa një lojtar më pak në minutën e 59-të, Lekoueiry përjashtohet me karton të kuq.
Xherdan Shaqiri u aktivizua nga minuta e 63-të.
Albian Ajeti është zëvendësuar në minutën e 82-të.
Alban Ajdini u aktivizua në minutën e 90+2 për Lausannen.
Edhe Soppy i Lausannes u përjashtua, por pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 90+6.
Baseli zë vendin e katërt me 28 pikë e Lausanne në të 8-tin me 21 pikë.
Thun kryeson me 34 pikë të mbledhura.