Vllaznia thellon krizën

- Bota Sot

Vllaznia thellon krizën

Trajneri i Vllaznisë Edi Martini ka folur pas barazimit me Bylisin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një rezultat që nuk i shkon aspak përshtat ekipit shodranë, të cilët nuk e njohin fitoren në 5 ndeshje radhazi.

Pas 16 javësh, kuqeblutë mbajnë vendin e 4-të me 26 pikë, 6 pikë më pak se Elbasani kryesues:

“Normal që prisnim ta fitonim ndeshjen.

Një gabim bëmë dhe Bylis shënoi. Kishim raste për të bërë rezultatin 2:0.

Më pas kaluam në nervozizëm. Rreth minutës së 70 kemi dalë me 4-4-2.

Normalisht donim të dilnim 4-2-4. Në zonë e 25-30 metrave duhet të ishim më të rrezikshëm. E tepruam, mund ta mbyllim ndeshjen. Ishim të paqartë, të pavëmendshëm.

Ky është futbolli. Ndeshje që duhej fituar, por nuk mundëm. Koha të jemi më të kthjellët”.   



Lexoni të gjitha në Bota Sot