Vllaznia dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi në barazim me shifrat 1-1.
Pas këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Mirel Josa, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fund.
“Duhet të kërkoj falje dhe ishte i drejtë largimi im nga fusha, kisha momente tensioni.
Bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Kishim problemet tona në pjesën e parë. Jo se Vllaznia krijoi situata goli, por duhet të ishim më të ngjeshur në mes të fushës, gjë që e rregulluam në pjesën e dytë. Unë kërkova falje, ishte i drejtë kartoni i kuq. Dola jashtë natyrës sime.
Loja? Jo se e kisha udhëzuar skuadrën në atë formë, por kishim mesin e fushës të shpërndarë.
Camara nga krahët s’na kërkoi ashtu siç duhet. Disa momente faull apo jo…
Unë u kapa me një moment të fundit që ishte faull për ne dhe arbitri s’e dha, aty dola jashtë natyrës sime.
Hera e parë që më ndodh. Për mendimin tim Vllaznia u dobësua shumë dhe lojtarët tonë ishin më të ngjeshur”, tha Josa.