Derbi i madh turk: Muçi me supergol, Rashica në anën tjetër me asistim në pjesën e parë

- Bota Sot

Derbi i madh turk: Muçi me supergol, Rashica në anën tjetër me asistim në pjesën e parë

Gjatë ditës së sotme po zhvillohet derbi i madh turk mes Trabzonsporit dhe Besiktasit në elitën e futbollit turk.

Në ndeshjen që ka nisur nga ora 18:00, ka përfunduar pjesa e parë, me Besiktasin që po avancon 3-1 si mysafir i Trabzonsporit.

Tammy Abraham shënoi golin e parë të ndeshjes, me Vaclav Cernyn që shënoi të dytin.

Besiktasi po fitonte 2-0, deri në skenë doli prapë i zakonshmi, Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të gjashtë në katër ndeshje radhazi.

Muçi shënoi një supergol në minutën e 25-të.

Pak minuta më vonë, Cerny sërish shënoi për Besiktasin, me Milot Rashicën që asistoi.

Në minutën e 38-të, Besiktasi mbeti me një lojtar më pak, pasi El Bilal Toure u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë rezultat, Trabzoni kalon i dyti me 34 pikë, pesë më pak se Galatasaray. Besiktasi është i pesti me 28 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot