Shqiptari i shënoi gol, trajneri i Beshiktashit: Nuk bën më pjesë në planet tona

- Bota Sot

Shqiptari i shënoi gol, trajneri i Beshiktashit: Nuk bën më pjesë në planet tona

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, u largua gjatë kësaj vere nga radhët e Beshiktashit, ku u nxor jashtë planeve nga trajneri Sergen Jalçin, për t’u bërë pjesë e Trabzonsporit.

Në radhët e këtij të fundit sulmuesi po kthehet në nivelet më të mira dhe këtë e tregoi edhe sot duke i shënuar një gol pikërisht Beshiktashit në barazimin 3-3.

Pas ndeshjes, trajneri i Beshiktashit u pyet pikërisht për formën që po kalon Muçi dhe cila është e ardhmja e tij, meqë ai është në huazim te Trabzonspor dhe jo në transferim përfundimtar për momentin.

“Po, ai po luan mirë, i kam ndjekur ndeshjet e fundit. Ai është shumë i suksesshëm, ai po jep një kontribut të rëndësishëm te Trabzonspor.

Mund ta interpretojmë kështu: vetëm pse një lojtar nuk mund të ketë sukses në një vend, nuk do të thotë se nuk do të ketë sukses në një tjetër.

Ndonjëherë një ndryshim skene, një ndryshim energjie është shumë i dobishëm. Mendoj se kjo i ka sjellë shumë dobi Muçit.

Ai po bën gjëra të mira te Trabzonspor, po kontribuon në ekipin e tij. Ai po lufton mirë dhe e përgëzoj për këtë.

Por nga pikëpamja jonë, nuk kemi plane në lidhje me Muçin.

Ai është një lojtar që nuk e konsiderojmë për skuadrën tonë.

Më lejoni t’ua them këtë.

Pra ai nuk mundi të jepte paraqitje të mjaftueshme për ne, por dha këtë performancë te Trabzonspor.

E përgëzoj për ndeshjen që luajti”, ishin fjalët e trajnerit të Beshiktashit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot