Real Madridi kthen qetësinë, ngadhënjen me golat e Mbappes dhe Rodrygos

- Bota Sot

Real Madridi kthen qetësinë, ngadhënjen me golat e Mbappes dhe Rodrygos

Real Madridi ka kthyer qetësinë me fitoren në stadiumin “Mendizorrotza”.

Madrilenët shënuan fitore të vështirë ndaj Alavesit me rezultat 2:1.

Një fitore që ia kthen vetëbesimin dhe e ruan hapin për kreun e tabelës.

Një fitore që sado kudo ia qetëson nervat trajneri Xabi Alonsos.

Për Realin shënuan futbollistët Mbappe (24) e Rodrygo (76) dhe për Alavesin Vicente (69)

Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 43 pikë, duke lënë pas Realin me 39, Villarealin 35, Atletico Madridin 34, ndërsa Alaves është në vend të 12-të me 18 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot