FC Baseli, kampion i Zvicrës, sot zhgënjeu me barazim (0:0) kundër Lausannes.
Wshtw barazimi i tretw radhazi në shtëpi në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse Shaqirin e la në stol.
Në përgjithësi, FC Baseli e kontrolloi plotësisht ndeshjen, pavarësisht vendimit të habitshëm të trajnerit Ludovic Magnin për ta lënë kapitenin Xherdan Shaqiri jashtë formacionit të tij titullar.
"Ne folëm pas ndeshjes me Aston Villën rreth asaj se si ndihej ai dhe gjendjes së pulpës së këmbës së tij", - shpjegoi Magnin pas ndeshjes.
"Pastaj i pamë të dhënat e tij dhe vendosëm që ai do të vinte nga stoli", tha ai.
Shaqiri e bëri pikërisht këtë pas pak më shumë se një ore (në minutën e 63-të futet në lojë). Me kapitenin në fushë, Basel nisi ofensivën e tyre të fundit.
"E kontrolluam ndeshjen për më shumë se 90 minuta dhe zbatuam gjithçka që planifikuam, përveç 30 metrave të fundit", - analizoi Magnin.
Të mërkurën, ata udhëtojnë për në Luzern për ndeshjen e tyre të parafundit të vitit.