Liverpool-i vendos për të ardhmen e Salah

- Bota Sot

Liverpool-i vendos për të ardhmen e Salah

Menaxhmenti i Liverpool-it nuk ka ndërmend të largojë Mohamed Salah gjatë afatit kalimtar të janarit.

Salah u rikthye në skuadër dhe luajti në fitoren e së shtunës ndaj Brighton, pas vendimit të trajnerit Arne Slot për ta lënë jashtë formacionit në ndeshjen e Champions League kundër Inter Milan, pas reagimit të tij të ashpër pas barazimit me Leeds.

Ka pasur spekulime se Liverpool mund ta shiste Salahin në Saudi Pro League gjatë janarit, ndërsa sulmuesi do të jetë pjesë e skuadrës së Egjiptit në AFCON në Marok.

Megjithatë, sipas “Daily Mail”, bordi i klubit nuk ka plane për të përfituar financiarisht nga Salah, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.

Salah është duke u larguar drejt Egjiptit për t’u bashkuar me kombëtaren e tij për AFCON.



Lexoni të gjitha në Bota Sot