Superkupa e Italisë 2025: Napoli dhe Milani hapin gjysmëfinalet

- Bota Sot

Superkupa e Italisë 2025: Napoli dhe Milani hapin gjysmëfinalet

Superkupa e Italisë do të zhvillohet së shpejti në Riad të Arabisë Saudite, me edicionin e 38-të të trofeut që nis këtë muaj.

Katër ekipet më të mira të sezonit do të përballen në dy gjysmëfinale më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa finalja për titullin e fituesit do të luhet më 22 dhjetor.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:00 (22:00 sipas kohës lokale në Arabinë Saudite). Gjysmëfinalja e parë do të përballë Napoli-n, fituesin e Serie A, me Milanin, finalisten e Kupës së Italisë. Ndeshja e dytë do të jetë midis Bolonjës, fitues të Kupës së Italisë, dhe Interit, e dyta në Serie A.

Ekipet pjesëmarrëse:

Napoli – Fitues i Serie A

Bologna – Fitues i Kupës së Italisë

Inter – E dyta e Serie A

Milan – Finaliste e Kupës së Italisë

Vitin e kaluar, katër klubet pjesëmarrëse përfituan rreth 22.5 milionë euro nga organizimi në Arabinë Saudite. Milan si fitues i trofeut mori 9.5 milionë euro, një shifër që u rrit në 11 milionë euro pasi zhvilloi një ndeshje miqësore me një klub vendas. Interi, si finalist, mori 6.7 milionë euro, ndërsa Juventus dhe Atalanta përfituan nga 2.4 milionë euro secili.

Superkupa e Italisë rikthehet kështu si një ngjarje prestigjioze me vlera sportive dhe ekonomike për klubet pjesëmarrëse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot