Një nga personat e përfshirë në grabitjen e portierit italian Gianluigi Donnarumma ka gjetur një fund tragjik.
Sipas Le Parisien, 21-vjeçari, i identifikuar si një nga ekzekutorët e ngjarjes, u vetëvra më 10 maj 2024 në qelinë e tij në burgun Fresnes, teksa vetëm tani është zbuluar arsyeja e vdekjes. Rojet e gjetën duke u varur nga hekurat e dritares, ndërsa përpjekjet për ta ringjallur, përfshirë CPR dhe defibrilator, dështuan.
Hetimet zbuluan se ai ishte thjesht një “pion” në duart e organizatorëve të grabitjes, të cilët e shtynë për muaj me presion dhe abuzim.
Ngjarja kishte ndodhur në verën e 2023, kur grabitësit hynë në shtëpinë e Donnarummas dhe partneres së tij, i lidhën dhe morën para dhe sende me vlerë rreth 500,000 euro. Arrestimet e anëtarëve kyç të bandës gjatë 2024-s çuan në shpërbërjen e plotë të grupit kriminal.