Alexis Saelemaekers raportohet se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me AC Milan.
Mesfushori belg ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.
26-vjeçari ka luajtur rol kyç në ringritjen e kuqezinjve këtë sezon, me Milanin që aktualisht renditet në vendin e dytë në Serie A, vetëm një pikë pas liderit Inter.
Kontrata aktuale e Saelemaekers është e vlefshme deri në vitin 2027, por sipas “MilanNews.it”, marrëveshja e re përfshin zgjatje të kontratës dhe rritje të konsiderueshme të pagës.
Mesfushori aktualisht përfiton rreth 1 milion euro në vit, ndërsa ka pranuar ofertën e Milanit për një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon. Njoftimi zyrtar nga klubi pritet në ditët në vijim.
Rinovimi i Saelemaekers konfirmon besimin e Milanit te projekti i Allegri-t dhe te lojtarët që po udhëheqin skuadrën drejt titullit kampion.