Para dy ditësh, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra.
Policia bën të ditur se pronari i kësaj sasie të arit nuk dihet ende, ndaj ka bërë thirrje që ai/ajo të paraqitet në stacionin e lartpërmendur.
“Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”.
Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik.